Ramadani për përdorimin e armëve në festa: Një program për largimin e armëve ilegale është i domosdoshëm - NACIONALE

Ramadani për përdorimin e armëve në festa: Një program për largimin e armëve ilegale është i domosdoshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për përdorimin e armëve në festat familjare.

Ai ka thënë se armët ilegale janë rrezik për jetën e qytetarëve, duke rekomanduar një program për largimin e armëve.

Armët ilegale në duart e qytetarëve janë rrezik permanent për ata vet, familjet, fëmijët dhe për shoqërinë në përgjithësi. Një program gjithëpërfshirës për largimin e armëve ilegale është i domosdoshëm.#KunderArmeve” – ka shkruar ai.

Ndryshe, Nacionale raportoi që për një ditë në Kosovë janë arrestuar 15 persona për gjuajtje dhe përdorim të armëve pa leje.

Lajme të ngjashme