Për një ditë në Kosovë: Një i lënduar e 15 të arrestuar nga përdorim i armëve në festa familjare
Gjatë verës në Kosovës rritet edhe përdorimi i armëve në festa të ndryshme familjare. Mirëpo, përdorimi dhe mbajtja e armës pa leje, janë vepra penale dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. Kësisoj, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 15 persona për gjuajtje me armë. Një është lënduar nga përdorimi i tyre. Ja detajet.
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të përdorimit të armëve në festa familjare. Nga këto raste, policia ka arrestuar 15 persona në qytete të ndryshme të vendit.
Një rast është raportuar në Kamenicë, ku një person është lënduar pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar dhe dërguar në mbajtjet për 48 orë.
“Stacioni Policor Kamenicë me datën 28.07.2024 ka pranuar informacion se gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarre një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime. I njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar i lënduari ka lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja të armës si dhe dy(2) armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën provë materiale për gjykatën.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë përsona në Pejë e Klinë tё dyshuar për veprën penale “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”
Policia ka dhënë detaje për këtë rast.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm: Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm: Njё (1) Armё pistoletё TT: Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё: Njё (1) Armё pistoletё Zoraki cal 9mm: Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё: Pesёdhjetё e nёntё (59) gёzhoja. Katёr nga pёrsonat e dyshuar pas intervistimit mё vendim tё prokurorit dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё te rregullt.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për përdorim të armëve në Ferizaj.
“Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.” – bën të ditur Policia.
Gjithashtu edhe në Gjakovë janë arrestuar dy persona për përdorim të armëve në aheng familjar.
“Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë rreth orës 23:00 pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën “Ardhmëria” fshati Madanaj-Gjakovë, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj një të dyshuar (R. K., i lindur në vitin 1983 mashkull kosovar) mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë dhe katër (4) gëzhoja. Në rastin e dytë në fshatin Skivjan në Gjakovë është arrestuar i dyshuari K.B., mashkull kosovar i lindur në vitit 1985 pasi që në një aheng tjetër familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë (e cilat dyshohet të jetë përdorur në rast) si dhe janë gjetur gjashtë gëzhoja.” – ka njoftuar PK-ja.
Ndërkaq, një rast tjetër ka ndodhur të dielën mbërma në Gjilan, ku është arrestuar një përson për përdorimin e një arme
Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar
“Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin B.J. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë e llojit ES Ecol e kalibrit 9mm dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja të kalibrit 9mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.” – thuhet në njoftimin e tyre.
Më tej, policia ka bërë thirrje që “Festoni me zemër, jo me armë’.”