Ramadani për bisedën Kusari-Radojiçiq: Mimoza të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit - NACIONALE

Ramadani për bisedën Kusari-Radojiçiq: Mimoza të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të bisedën së shefës së deputetëve të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Radojiçiq.

Sipas Ramadanit, Kusari duhet të rrëfehet se kush e ka detyruar që të negociojë me Radojiçiqin. Ramadani është shprehur se aoj duhet të dënohet sipas ligjit, por se për sigurinë kombëtare është mirë të rrëfehet dhe t’i tregoj planifikuesit.

E plotë:

Momenti që Mimoza të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo ‘detyroi’ të negociojë me Radojçiqin!

Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit.

Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit!

Nëse është vet edhe planifikuese, edhe zbatuese, e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë!

Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit!

Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të!

Lajme të ngjashme