Ramadani: Nëse nuk do ta publikoja draftin e Asociacionit, pushtetit do të mbante tregime të pasakta - NACIONALE

Ramadani: Nëse nuk do ta publikoja draftin e Asociacionit, pushtetit do të mbante tregime të pasakta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të pushtetit për Asociacionin.

Ramadani ishte i pari që publikoi draftin e Asociacionit.

Ai ka thënë se nëse nuk do ta publikonte, eksponentët e pushtetit do ë vazhdonin të bënin tregime të pasakta.

Postimi i Ramadanit:

Nëse nuk do ta kisha publikuar Draft Statutin Europian të Asociacionit, besoj që ende eksponentët e pushtetit do ta mbanin tregimin e pasaktë për të.

Jam i bindur që ende do të ishim duke dëgjuar formulime si:

• “Është draft modern, më i miri që kemi pasur”

• “Është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk është nivel tjetër i pushtetit”

• “I kam disa vërejtje dhe do t’i adresoj me kohë”.

Sikurse kam besuar edhe më 11 nëntor 2023, njëjtë edhe sot jam plotësisht i bindur se publikimimi Draftit i ka kontribuar demokracisë dhe debatit publik në Kosovë.

Lajme të ngjashme