Ramadani: Në këto rrethana të rënduara ndërkombëtare, Kosova duhet të ketë qartësi – nuk po e shohim
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar situatën e tensionuar globale.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet qartësi strategjike.
Postimi:
Bota nuk është më e sigurt nga mbrëmë, por një përshkallëzim i jashtëzakonshëm u evitua.
Bota do të jetë më e sigurt kur regjimet si ai i Ajetollahëve në Iran së pari nuk mund të kenë programe për armë bërthamore dhe së dyti rrëzohen nga brenda.
Këmbëngulja ushtarake e Presidentit Trump dobësoi Iranin si fuqi rajonale destabilizuese. Lufta nuk ka përfunduar.
Kosova jonë duhet të ketë qartësi strategjike dhe institucionale në këto rrethana të rënduara ndërkombëtare. Kjo që shohim brenda nesh për kohë tashmë relativisht të gjatë është saktësisht ajo që nuk duhej parë.
Në cilindo manual të sigurisë, stabiliteti institucional i shtetit është bazik.