Ramadani me paralajmërim: Drafti i Asociacioni i jep mundësi Serbisë të funksionojë në Kosovë - NACIONALE

Ramadani me paralajmërim: Drafti i Asociacioni i jep mundësi Serbisë të funksionojë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Burim Ramadani, ish-Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, ka publikuar një dokument, për të cilin thotë se është draft-statuti evropian për Asociacionin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Kosova duhet të fitojë diçka të madhe, si parakusht për zbatimin e këtij draft statuti.

Madje, ai ka thënë se Serbisë i jep mundësi për të funksionuar brenda Kosovës në sektorë si arsimi, shëndetësia e të tjera.

Ramadani është shprehur i bindur se ky është draft statuti që i është dhënë kryeministrit Albin Kurti dhe se ndryshon nga ai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, FES-it dhe Serbisë.

“Po tentoj që të mos komentoj Draft-Statutin, sepse kam bindjen se ky Draft-Statut do të jetë një prej debateve të pashterrshme në Kosovë për një kohë më të gjatë.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme