Ramadani: Hashim Thaçi duhet të ndihet krenar pse Kurti dhe Osmani nuk e përmendin - NACIONALE

Ramadani: Hashim Thaçi duhet të ndihet krenar pse Kurti dhe Osmani nuk e përmendin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të ndihet krenar sa herë që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk e përmendin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë kontribut në arritjen e shpalljes se pavarësisë.

Madje, sipas tij, Kurti në këtë drejtim ka luajtur vetëm rol negativ.

E paten pyet nje here e nje kohe Hasan Prishtinen: "kur je ndje ma se keqi?" - Hasani ishte pergjigje: "kur me ka livdue pisi". Kjo per shkak qe lavdatat nga njerez te tille e kane shtyre te dyshoje ne vlerat e tij. Sot, dhe sa here vjen 17 shkurti, Hashim Thaçi duhet te ndjehet krenar pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk e permendin ne asnje fjalim, as ne diten e pavaresise qe e ka shpallur ai. Albin Kurti jo vetem qe nuk ka kontribut ne arritjen dhe shpalljen e pavaresise se Kosoves, por edhe ka kontribut negativ, duke u munduar ta pengoje njehere ate (sigurisht pa sukses), e pastaj duke e mohuar dhe luftuar ate per me shume se nje dekade”, ka shkruar Ramadani.

Kurse, për presidenten Osmanin, Ramadani ka thënë se ajo është një figurë e formësuar nga propagandat anti-shqiptare e gaztës “Bota sot”.

Ne anen tjeter, Vjosa Osmani, me dekada ka qene figure e formesuar nga propaganda e eger anti-shqiptare e Bota Sot, per te cilen Gjenerali i famshem gjerman i KFOR-it, Klaus Reinhard, pati thene se eshte gazeta me e keqe qe ka pare ndonjehere. Pasi tradhetoi krejt ata qe iu sherbeu kokeulur, Fatmir Sejdiut, Skender Hysenit e Isa Mustafes, ia vodhi retoriken rugovistet LDK-se per ta kontrabanduar turperisht tek Albin Kurti, nje anti-rugovist i përbetuar”, ka shkruar ai.

Ramadani ka thënë se kryeministri aktuale ka përdhosur simbolet e shtetit të Kosovës.

E sot askush nuk i nxori flamuret e Shqiperise dhe askush nuk i poshteroi simbolet e shtetit te Kosoves duke i cilesuar si simbole te Kosova Petrollit. Nderkohe, takimi Kurti-Vuçiq per te degraduar themelet e 17 shkurtit duke e vulosur Zajednicen pa Njohje tashme eshte konfirmuar. Prandaj, Hashim Thaçi duhet te ndjehet i lumtur dhe rehat qe emri i tij nuk lakohet ne mesin e kesaj kaste politike”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme