Ramadani: AAK-ja nuk ka obligime ndaj marrëveshjes VV-LDK për çështjen e presidentit - NACIONALE

Ramadani: AAK-ja nuk ka obligime ndaj marrëveshjes VV-LDK për çështjen e presidentit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij e ka të përcaktuar qëndrimin lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Pressing” në T7, Ramadani është pyetur për pozicionin e AAK-së ndaj mundësisë që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president.

Ai u shpreh se, meqë marrëveshja është arritur vetëm ndërmjet këtyre dy subjekteve politike, AAK-ja nuk konsideron se ka ndonjë detyrim që buron prej saj.

“Ne e kemi qëndrimin tonë që nga 26 qershori. Oferta që kemi bërë nuk është përfshirë në marrëveshjen VV-LDK. Kjo është një marrëveshje mes dy partive dhe ne nuk kemi obligime ndaj saj”, deklaroi Ramadani.

Lajme të ngjashme