Ramabaja tregon se ia bëri një “argat” VLEN-it, përmend edhe “artilerinë e rëndë” të VV-së që mori pjesë në tubim
Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si përkrahës i VV-së, ka treguar se është përzier pak në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka bërë me dije se mbrëmë ia ka bërë një argat koalicionit VLEN, i cili mbështet nga Albin Kurti dhe partia e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai është munduar ta fsheh si ishte në tubim elektoral.
Sipas tij, tubimi në fjalë ishte një takim me një qark intelektualësh struganë.
“Mbrëmë, tok me dy deputetë të LVV [Dr Armend Muja dhe Nefail Bajqinoci] ishim në Strugë në një takim me një qark intelektualësh struganë. Objekt trajtimi, krejt në frymën vëllazrore, ishte gjithësesi aktualiteti politik, ai i ndërveprimit brendashqiptar që na përbashkon dhe forcon si Komb, por edhe zhvillimet me karakter gjeopolitik dhe rrirreshtimet e pritshme”, ka shkruar Ramabaj.