Ramabaja takohet me Abazin dhe flasin për një plan euro-amerikan
Analisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja ka bërë të ditur se ka takuar deputetin nga partia, Haki Abazi i cili me qëndrimet e fundit është shprehur mjaft kritik ndaj vendimeve të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti.
Ramabaja ka thënë se me “mikun” Abazi kanë biseduar për planin euro-amerikan (ndoshta Ramabaja e ka fjalën për planin që njihet si plani franko-gjerman apo plani i BE-së).
Nuk dihet nëse Ramabaja ka tentuar që të ndalojë Abazin që mos ta kritikojë Qeverinë Kurti.
“Me mikun tim Haki Abazi në restorantin e ish studentit e tani kolegut tim, Adlum Ramadani; kryetemë gjithësesi plani euro-amerikan si kornizë e re e negociatave me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve si palë të barabarta...” – ka shkruar ai në Facebook ku ia ka bashkëngjitur edhe një foto nga takimi.
