Ramabaja për partinë Guxo: Patericë është ajo more
Opinionisti Sadri Ramabaja, mendon se partia GUXO, e cila është pjesë e kualicionit qeverisës është si “patericë”.
Reagimi i Ramabajës erdhi natyrshëm përderisa debatonin analistët Ilir Mirena dhe Valon Syla në T7.
Gjersa gazetari Syla deklaronte që Guxo po kërkon drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pas dorëheqjes së ish-ministrit Rifat Latifi, Mirena ka thënë se kjo është normale, duke qenë se kjo parti është shtyllë e qeverisë.
“Po ju takon, se ata janë shtylla e kësaj qeverie, me folë drejt. Pa Listën Guxo, nuk ka qeveri Kurti”, ka deklaruar Mirena.
“Patericë është ajo more…”, ka ndërhyrë Ramabaja.
Pak minuta më vonë, Ramabaja “reflektoi” duke e bërë një sqarim, duke mos e quajtur më “patericë” partinë Guxo, por duke thënë se nuk është as shtyllë e qeverisë.
“E çmoj shumë vendosmërinë e Listës Guxo, por ajo nuk është shtyllë, por është pjesë e koalicionit”, ka thënë ai.
