Ramabaja “pasuron” bibliotekën e Gjilanit, ia dhuron tre librat e tij të fundit
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka njoftuar se ka vizituar sot qytetin e Gjilanit.
Më saktësisht, Ramabaja ka treguar se ka vizituar bibliotekën e qytetit të Gjilanit, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni. Gjatë kësaj vizite, Ramabaja ia ka dhuruar kësaj biblioteke tre librat e tij.
“Një vizitë, bashkë me Alban Hysenin, kryetarin e Gjilanit, në bibliotekën "Fan S. Noli", ndër të parat biblioteka të digjitalizuarnë hapësirën tonë kombëtare, me ç'rast ia dhurova tri botimet e mia të fundit:
1. FEDERATA SHQIPTARE - Shteti-Komb në BE";
2. LIRIA PA HERONJ - Republika në kthetrat e olhokratëve";
3. RIKTHIMI I GJEOPOLITIKËS - Federata Shqiptare përballë 'Botës serbe' ".” – shkroi ai.