Ramabaja me sulme të forta ndaj BE-së, e bën fajtore për Ukrainën dhe Kosovën - NACIONALE

Ramabaja me sulme të forta ndaj BE-së, e bën fajtore për Ukrainën dhe Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përkrahësi i VV-së dhe analisti, Sadri Ramabaja, ka sulmuar Bashkimin Evropian (BE), për situatën në Kosovë.

Ai e ka bërë BE-në fajtore edhe për Ukrainën.

Ramabaja ka shkruar se BE ka rënë në kurthin e Beogradit dhe kjo sipas tij, tregon që BE-së i mungon "agjenda gjeopolitike".

"Kurthi politik i Beogradit në raport me veriun e Kosovës dhe të ashtuquajturin Asociacion, në të cilën tashmë ka rënë Brukseli, është dëshmia se BE-së i mungon edhe sot e kësaj dite agjenda gjeopolitike për Europën Juglindore, me theks për Kosoëvn." - ka shkruar ai.

Statusi:

Ora e logjikës gjeopolitike të Europës ka ngelur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Prandaj Brukseli nuk kishte agjentë të mirëfilltë gjeopolitike për Ukrainën në vitin 2014, kur Federata Ruse filloi në praktikë pushtimin e Ukrainës; ajo, pra agjenda gjeopolitike, i mungonte edhe në prag të agresionit rus për pushtimin e plotë të Ukrainës.

Kurthi politik i Beogradit në raport me veriun e Kosovës dhe të ashtuquajturin Asociacion, në të cilën tashmë ka rënë Brukseli, është dëshmia se BE-së i mungon edhe sot e kësaj dite agjenda gjeopolitike për Europën Juglindore, me theks për Kosoëvn.

Ata diplomatë karriere që kanë qenë pjesë e aparatit të dhunës për shtypjen e popullit të vet [katalani Borrel], nuk mund të jenë modeli i politikanit e diplomatit që do të mund të kontribuonin në zgjimin e Europës politike dhe reflektimin konform orës gjeopolitike të kohës. Rrjedhimisht në këtë përplasje të agjendave gjeopolitike mes Rusisë e Perendimit, humbësja më e madhe rezulton të jetë pikërisht BE-ja.

Por në këtë tatpjetë të gjeopolitikës europiane s'ka si të mos rrëshqasë edhe avokati i Putinit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, epoka e të cilit tashmë po merrë fund. [Fragment nga analiza e javës në ardhje]

Lajme të ngjashme