Ramabaja i gatshëm: Do të bëhem ushtar nëse bëhet luftë në Kosovë - NACIONALE

Ramabaja i gatshëm: Do të bëhem ushtar nëse bëhet luftë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori, Sadri Ramabaja ka deklaruar se është i gatshëm të bëhet ushtar “i thjeshtë” nëse në Kosovë do të ketë luftë.

Në T7, analisti Dukagjin Gorani pyet analistin Sadri Ramabaja se si do të vepronte nëse në Kosovë përsëritet lufta e Ukrainës.

“Nëse Ukraina përsëritet te ne, çka e ke ndërmend me bo?”, i drejtohet Gorani Ramabajës.

Ramabaja përgjigjet shpejt, duke thënë se do të ishte ushtar i një rezistencë të organizuar shtetërore.

“Do të bëhem ushtar. Ushtar i thjeshtë. Do të jetë rezistencë e organizuar shtetërore”, thekson Ramabaja.

Mundësitë për një luftë të re në Ballkan, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai në disa intervista për mediume të huaja ka thënë se eksiston mundësia që të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme