Ramabaja flet për vizitën e shefit të CIA-s: Dëshmoi se pozicioni i “neutralitetit” të Serbisë s’mjafton
Sadri Ramabaja, analist i përhershëm në T7, ka publikuar një “fragment” të një shkrimi të tij, në të cilin flet për vizitën e shefit të CIA-së në Ballkanin Perëndimor, William Burns.
Në shkrimin e tij, Ramabaja ka pretenduar se e di se çfarë dëshmon kjo vizitë.
Sipas tij, vizita e Burnsit dëshmoi që “neutralitetit” i Serbisë, tashmë nuk mjafton”.
“Sidoqoftë, vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në rajon dëshmoi se pozicioni i “neutralitetit” të Serbisë, tashmë nuk mjafton. Jo vetëm për fqinjët e saj, por as për vet SHBA-të dhe BE-në” – ka shkruar ai.