Ramabaja flet për ndikimin rus dhe serb në zgjedhjet e Maqedonisë, nuk e përmend ndërhyrjen e Kurtit - NACIONALE

Ramabaja flet për ndikimin rus dhe serb në zgjedhjet e Maqedonisë, nuk e përmend ndërhyrjen e Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si mbështetës i VV-së, ka komentuar rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Ai ka folur për ndikimin e Rusisë dhe Serbisë në këto zgjedhje, por nuk ka përmendur fare ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka përkrahur kandidatin e koalicionit VLEN.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ka shkruar se fitorja e kandidaës së VMRO-së ishte qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe.

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që u zhviluan dje në Maqedoninë e Veriut ishin ashtu priteshin. Në raundin e parë fitoi kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska/Davkova. Kjo fitore e shtynë Maqedoninë e Veriut në terrenin e rrëshqitëshë të destabilitetit politik. Fundja ky ishte edhe qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe. Perendimi sërish, ngjashëm me Malin e Zi, regoi me vonesë!”, ka shkruar Ramabaja.

Ai ka paralajmëruar se zgjedhjet e 8 majit do t’i japin peshën meritore gjeopolitike shtetit të brishtë të Maqedonisë.

Këto zgjedhje, sidomos ato për Parlament, që pritet të mbahen më 8 maj, do t’i japin peshën meritore gjeopolitike këtij shteti të brishtë. Ky rezultat është një lloj produkti edhe i naivitetit të të ashtuquajturve politikanë modern të hapësirës politike shqiptare. Si Komb, e dëshmuan edhe këto zgjedhje, kemi nevojë urgjente për një bashkërendim në fushën e strategjisë së veprimit politik. Maqedonasit që e ndjejnë veten nacionalisët, u dëshmuan si shumicë absolute. Ata ndërkohë do të rreshtohen edhe më fuqishëm në të ashtuquajturin front antiperendimor, disi ngjashëm me shumicën e qytetaërve në Malin e Zi. Ky ishte kurthi në të cilin ranë vet”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme