Ramabaja e shpërndan statusin e Surroit kundër Haxhiut për Faton Hajrizin: Mjerimi politik ka emër! - NACIONALE

Ramabaja e shpërndan statusin e Surroit kundër Haxhiut për Faton Hajrizin: Mjerimi politik ka emër!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Sadri Ramabaja e ka shpërndarë shkrimin e publicistes Flaka Surroi në “Facebook” kundër vlerësimit pozitiv të të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Ky është niveli i formimit politik dhe vetëdijes shtetërore i ca të ashtuquajturve deputet, si puna e Bekim Haxhiut, që me vite janë pjesë e Tempullit të Demokracisë së Republikës! Mjerimi politik ka emër!” – shkroi Ramabaja në llogarinë e tij në “Facebook”, duke e shpërndarë shkrimin e Surroit.

“Nuk e besova me të ndime derisa nuk e lexova. Ky njeri është deputet i Kosovës - deputet që e lartëson një kriminel (sa nuk e shpall hero), një vrasës që i ka ikur drejtësisë dhe që ka zgjedhur Serbinë për t’u strehuar nga ndjekja” – kishte shkruar Surroi të dielën për fjalët e Haxhiut për Hajrizin.

Çka kishte shkruar Haxhiu?

“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policin serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!” – shkroi të dielën Haxhiu në rrjetin “Facebook”.

Në një fotografi, deputeti i PDK-së shihej si pjesëmarrës në varrimin e Faton Hajrizit.

Lajme të ngjashme