Ramabaja e lidh “luftën hibride serbe” me idënë e Hashim Thaçit për korrigjim të kufirit
Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, në të cilin ka folur për temën e tij të shumëdashur. Po, ia qëlluat, Ramabaja ka shkruar për “luftën hibride” të Serbisë.
Në shkrimin e tij të titulluar “Luftën e fiton pala që ka vullnet dhe përkushtim”, Ramabaja ka përmendur edhe Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës.
Ramabaja e ka lidhur luftën hibride serbe me korrigjimin e kufijve, një ide që ishte përkrahur goxha fuqishëm nga ana e ish-presidentit Thaçi.
“Beogradi përmes kolonës së pestë që e kishte të instaluar në Kosovë gjatë më se 87 vjetëve të kolonializmit, por edhe përmes palëve të treta diplomatike, ia kishte dalë që t'i bindin ca politikanë dhe portparollë të tyre medial se, Kosova nuk ka interesa reale për të cilat ia vlen të luftohen për veriun e Kosovës!
Kjo luftë hibride ishte kurorzuar me sukses përmes plasimit të "idesë" për gjoja shkëmbimin e territoreve, alias "përkufizimin definitiv të kufirit me shqiptarët", që trumbetohej në periudhën mes viteve 2016 - 2020, kur qe përmbyllur si epokë me arrestimin e HTH” – ka shkruar Ramabaja, ndër të tjera.