Ramabaja e lavdëron veten dhe Blerim Latifin: Ngritëm nivelin e debatit në stadin që mund ta kujtojë Agorën
Sadri Ramabaja, analist i përhershëm i T7 dhe aktivist i LVV-së, ka shkruar një status në të cilin ka bërë një lavdërat ndaj dy subjekteve. Më saktë, Ramabaja e ka lavdëruar Ramabajën, pra VETEN, dhe Blerim Latifin, profesor i filozofisë dhe analist i përhershëm në T7.
Ai ka shkruar se e kanë rritur nivelin e debatit mbrëmë në T7. Madje, sipas Ramabajës, ai dhe Latifi e ka ngritur debatin në nivelin e Agorës.
Agora ishte hapësira publike në të cilin janë diskutuar çështjet politike e sociale në Greqinë e Lashtë, por edhe shiteshin gjëra të ndryshme. Në debatet në Agorë, merrnin pjesë mendje të ndritura si Aristoteli e Platoni.