Ramabaja e kritikon Erdoganin, pastaj tështin live: S’mund të jemi vëllezër me Perandorinë Osmane - NACIONALE

Ramabaja e kritikon Erdoganin, pastaj tështin live: S’mund të jemi vëllezër me Perandorinë Osmane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist në RTV Dukagjini, ka folur për vizitën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, në Serbi.

Më saktë, Ramabaja ka kritikuar fotografinë e Erdoganit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik.

Ramabaja ka vlerësuar se shqiptarët janë të afërt me Turqinë moderne, por “nuk mund të jemi vëllezër me Perandorinë Osmane”.

“Perandoria Osmane nuk do të duhej të kishte të bënte me Turqinë. Ne jemi të afërt me Turqinë moderne, por nuk mund të jemi vëllezër me Perandorinë Osmane. Janë lumenj gjaku që na ndajnë" - ka thënë Ramabaja.

Lajme të ngjashme