Ramabaja e çudit Kërqukin me pyetje: Leo, a je me arushën a me Kosovën?
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, tashmë e ka ndryshuar mendimin në lidhje me Asociacionin. Por në debatin e brendshëm në T7, Ramabaja e ka bërë edhe një pyetje befasuese në drejtim të moderatorit të Pressing-ut, Leonard Kërquki.
Përderisa Kërquki po e artikulonte një pyetje në lidhje me Asociacionin, Ramabaja, që ishte nervozuar gjatë debatit me aktivistin e PSD-së, Zgjim Hysenin, e shtroi një pyetje të çuditshme.
“Leo, a je me arushën a me Kosovën?” – ishte pyetja e Ramabajës drejtuar Leos, që ngjalli edhe një qeshje në debat dhe një kundërpyetje të Kërqukit, që dukej i befasuar nga pyetja e Ramabajës.
“Kush? Unë personalisht a?” – ishte pyetja e Kërqukit.
“Ti dhe të tjerët” – ishte përgjigja e Ramabajës, teksa qeshja në prapavijë po vazhdonte (me shumë gjasë, qeshja e Dukagjin Goranit, analist).
Pas kësaj përgjigje, edhe moderatori Kërquki qeshi, siç mund të shihet në videon e më poshtme (nga minuta e gjashtë).
