Rama, Vuçiq e Kovaçevski takohen nesër në Beograd
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të bëhen bashkë përsëri. Kësaj here, ata do të marrin pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të verës, i quajtur Vizioni i verës” i Ballkanit të Hapur.
Hapja e tij do të bëhet të enjtën, më 1 shtator në Panairin e Beogradit me fillim nga ora 13:00.
Ky panair mbahet në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Ndërkohë, sipas njofitmit i pranishëm në këtë panair prite të jetë edhe kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kujtojmë që Kosova nuk është pjesë e Ballkanit të Hapur.