Rama: Tony Blair është arsyeja që jam në politik dhe jam kryeministër
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka qenë frymëzim i tij në politikë.
Në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë që po mbahet në Dubai, ai është paraqitur në një panel me ish kryeministrin britanik.
Kryeministri shqiptar ka thënë se Blari është arsyeja kryesor përse ai është futur në politikë dhe bërë kryeministër.
“Dua të korrigjoj paksa prezantuesin sepse u prezantova si kryeministër dhe Toni u prezantua si kryeministri i 51-të i Britanisë. Megjithatë dua që t’i them dua t’i them auditorit, se nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i angazhuar në politikë përpara tij”, ka thënë Rama, duke treguar për frymëzimin që ka marrë nga ish-kryeministri britanik.
“Nëse nuk do të ishte për të dhe përpara se ta njihja ishte modeli im dhe frymëzimi për të hyrë në politikë, për të reformuar PS-në, dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë një forcë për të bërë mirë dhe rrugë e tretë për të majtën. Doja të ishte e qartë sepse kështu të gjithë do të kuptoni, nuk do të isha më privilegjuar se kaq sesa të kem dikë, i cili tashmë është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër”, është shprehur Rama, shkruan Panorama.