Rama thotë se ka marrë ftesë personale nga Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan, Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë si anëtare themeluese në "Bordin e Paqes", një organizatë e re ndërkombëtare e fokusuar në rindërtimin e Gazës.
Në një reagim në Facebook, Rama u shpreh tejet i nderuar, duke e vlerësuar këtë ftesë si një dëshmi të respektit dhe dinjitetit që Shqipëria gëzon sot në arenën ndërkombëtare.