Rama takon për kafe Fatmir Limajn, thotë se ‘’Liria ka emër’’ - NACIONALE

Rama takon për kafe Fatmir Limajn, thotë se ‘’Liria ka emër’’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet se bashku më ish-ministrin e Infrastrukturës Fatmir Limaj.

Kryeministri Rama, e ka pritur Limajn brenda ambienteve të kryeministrisë.

Ajo se çfarë bie në sy është përshkrimi që i ka bërë Rama kësaj fotografie.

‘’Liria ka emër, një kafe me Fatmir Limaj’, ka shkruar Rama.

Limaj gjatë ditës së djeshme kishte një intervistë në një televizion shqiptar dhe ku shprehu qëndrime kritike ndaj kryeministrit të këtij vendi.

Kujtojmë së ditë më parë, Rama kishte mbajtur një fjalim në KiE, lidhur më raportin e Dick Martit si dhe për mbajtjen në burg të ish krerëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme