Rama takohet me ambasadorin amerikan në NATO, flasin për samitin që vitin tjetër mbahet në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me ambasadorin e ShBA-së në NATO, Mattheë Whitaker, derisa ky po qëndron në Tiranë për vizitë.
Rama në një hskrim në Facebook, ka thënë se mes tjerash në takim është diskutuar për samitin e NATO-s, që do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Mattheë Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, ka shkruar Rama.