Rama shpall 4 Korrikun “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka shpallur zyrtarisht 4 Korriku si “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”.
Në ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, Rama shpalli zyrtarisht 4 Korrikun 2026 si “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”, duke riafirmuar miqësinë e veçantë dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, Çelësi i Kryeqytetit iu nda profesorit amerikan Daniel Serwer.