Rama: Serbia e ka prishur punën kur Vuçiq shpalli ditë zie për ata që e kishin kryer sulmin në Banjskë - NACIONALE

Rama: Serbia e ka prishur punën kur Vuçiq shpalli ditë zie për ata që e kishin kryer sulmin në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në diskutimet mbi Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu keqardhjen për vendimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të shpallur ditë zi për personat që kryen sulmin në Banjskë, duke e konsideruar këtë si një shenjë se Serbia nuk është e përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve.

Rama më tej tha Kosova nuk është në negociata me Serbinë, por me BE-në dhe ShBA-të. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë shqiptare tha se Kosova duhet të përmbushë kërkesat dhe t'i dorëzojë ato në Bruksel, ku pastaj është detyra e BE-së të merret me Serbinë për të finalizuar marrëveshjen.

“Serbia e ka prishur punën jo kur ndodhi Banjska por kur president Vuçiç shpalli ditë zie për ata që e kishin kryer sulmin. Por nuk duhen harruar objektivat, ku duhet të qëndrojë Kosova. Kosova nuk po negocion me Serbinë, Kosova, thjesht po negocion me BE-në dhe SHBA-të, siç ne po negociojmë me BE-në. Ka një plan franko-gjerman që është shumë i qartë me gjëra që duhet të bëjnë të dyja palët. Pse duhet të shkojë Kosova në Bruksel ndërkohë që të mbajë anën e saj të nënshkruaj 5 gjëra dhe t’i thotë Lajçak që jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë dhe t’i lënë ata të merren me palën tjetër. Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq”, ka deklaruar Rama.

Lajme të ngjashme