Rama: Rruga “Bob Doll” drejt përfundimit, po transformohet me katër korsi - NACIONALE

Rama: Rruga “Bob Doll” drejt përfundimit, po transformohet me katër korsi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka inspektuar punimet në rrugën “Bob Doll”, ku po finalizohet zgjerimi i saj në katër korsi.

Sipas Ramës, projekti po hyn në fazën përfundimtare dhe pritet të sjellë një ndryshim të dukshëm në infrastrukturën e zonës.

“Në rrugën Bob Doll, tash me katër korsi, po e shtrojmë shtresën e fundit, po i barazojmë edhe shaktat. Do të ketë sistem të ri dhe të transformum për qytetarë tanë në këtë zonë mjaft të frekuentuar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme