Rama reagon pas arrestimit të asamblistit të VV-së: Hyrja është falas, po synohet të dëmtohet imazhi
Pas arrestimit të asamblistit të VV-së, Arianit Beqiri, ku ky i fundit protestoi për heqjen e pagesës në Fan Zone, në sheshin e Prishtinës, ka reaguar edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama me një postim të tij në faqen zyrtare.
“Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit...Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua”, shkruan Rama.
Rama tha se kjo hapësirë është krijuar në interes të qytetarëve dhe dezinformimi nuk është një prej tyre.