Rama pyetet se a do ta bënte të njëjtën gjë për Haradinajn sikur për Thaçin - NACIONALE

Rama pyetet se a do ta bënte të njëjtën gjë për Haradinajn sikur për Thaçin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur para mediave shqiptare.

Rama u pyet u pyet nga gazetarët se a do ta bëntë të njëjtën gjë nëse i akuzuar nuk do të ishte ish-presidenti i Kosovës, por një tjetër figurë e lartë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, siç është për shembull Ramush Haradinaj.

Kryeministri shqiptar refuzoi t’i përgjigjej kësaj pyetje duke thënë se kjo është ofenduese për të.

“Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua” – tha Rama.

I pari i qeverisë shqiptare sot në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka folur rreth raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Rama tha se as pas 11-vjetësh të miratimit të këtij raporti nga KiE, nuk janë vërtetuar pretendimet që i akuzojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikimin e organeve.

Ai ka propozuar rezulotë për kundërshtimin e raportit të ish-politikanit të Zvicrës.

Lajme të ngjashme