Rama pjesë e festës britanike në Shkodër
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishte pjesë e festës britanike të çajit, organizuar nga Hotel Tradita në Shkodër, nga kryetari i bashkisë, z. Benet Beci, ku u dha lamtumira dhe falënderimi për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, shtz. Alastair King-Smith.
“Mbretëria e Bashkuar ka dhënë gjithashtu mbështetje të madhe për Prishtinën dhe shtetin e Kosovës, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve dhe duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Rama.