Rama për vrasjen e nëntë personave në Beograd: Ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit serb - NACIONALE

Rama për vrasjen e nëntë personave në Beograd: Ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në Twitter për vrasjen e tetë nxënësve dhe rojën nga një nxënës 14-vjeçar në një shkollë në Beograd.

Rama përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, autoriteteve serbe dhe popullin serb

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike.” – ka shruar kryeministri Rama në Tëitter në gjuhën angleze.

Rama gjithashtu në gjuhën serbe ka shkruar për këtë rast, ku ka thënë se dhimbja dhe pikëllimi na kujton vlerën e bashkimit.

“Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prefshin ne paqe ata qe kane nderruar jete.” – ka shkruar Rama në gjuhën serbe.

Lajme të ngjashme