Rama për rrugën te rrethit në Lakrishtë: Ka mbetur vetëm sinjalizimi, do ta shkarkojë trafikun
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet të lëshohet për qarkullim rruga nën rrethrrotullimit në lagjen Lakrishte të Prishtinës.
Rama ka publikuar fotografi në Facebook nga puna që është bërë në këtë rrugë, duke thënë se ka mbetur vetëm vendosja e sinjalizimit dhe kjo rrugë do të hapet.
“Ka mbetur edhe sinjalizimi për tu vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët "Tirana" e "Bill Klinton".” – ka shkruar ai.
Më tej, Rama ka premtuar se do të vazhdojë me punën.
“Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë.” – ka shkruar Rama.
Shkrimi i tij:
