Rama për planin franko-gjerman: Mundësi e shkëlqyer për Serbinë e Kosovën, rajonin e Evropën
Edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në lidhje me planin franko-gjerman pas kancelarit federal të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen.
Rama ishte në konferencën e përbashkët me z. Scholz dhe znj. Von der Leyen, pasi Shqipëria do të jetë nikoqire e samitit tit të radhës të Procesit të Berlinit.
Çka tha Rama?
“Plani i ri franko-gjerman që i është ofruar Kosovës e Serbisë, është mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Serbinë e Kosovës, por edhe rajonin e Evropën. Shpresoj që të dyja palët të marrin seriozisht, dhe të dyja palët të kuptojnë se ka ardhur koha që ta shohin si kontribut të rëndësishëm në tërë ariktetkturën evropiane të sigurisë." - u shpreh ai.
Kujtojmë se plani franko-gjerman është konfirmuar edhe nga kancelari Scholz por edhe nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.
Çka tha Kurti?
Kurti një nga adresimet kryesore e pati për planin franko-gjerman dhe marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se është ende herët të diskutohet për detajet e marrëveshjes finale, por që tha se janë në rrugën e duhur,
“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizëm e marrëveshjes. Deri më tash është diskutuar për hapa të vegjël, momenti i ndryshimit ka qenë në Bruksel më 18 gusht. Aty për herë të parë temat aktuale kanë qenë pikë e dytë e rendit të ditës. Pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e dialogut. Si temë këtu vijnë propozimet dhe idetë, dhe të gjitha këto propozime që bazohen në vlera evropiane. Shprehi mirëkuptimin tim, dhe angazhimin tim konkret. Por kjo tregon që jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët”, tha ai, transmeton gazeta Nacionale.
Kurti tha se nuk mund të jepin detaje, pasi aludoi se ka qenë kërkesë e ndërmjetsuesve që të ruhet konfidencialiteti (fshehtësia).
“Së pari, opsionet, modelet, idetë të cilat po prezantohen kohëve të fundit, pa dyshim janë avancim, meqënse bëhet fjalë për nocione universale sic janë integriteti territorial, pavarësia dhe barazia. Kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovë e Serbisë, që për bindjen tonë duhet të jetë finale, ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke. Është herët të themi se çka do të përmbajë ajo në fund, por ka lëvizje të duhur nga të ashtuquajtura marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione sui genersis, me hollësi të panumërta, tek një marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane”, deklaroi më tutje kryeministri i Kosovës.
“Qeveria e Kosovës nuk do të bëj asnëj marrëveshje që cenon integritetin territorial, pavarësinë, kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit. Dua të theksoj që sa herë që të na thërret Brukseli, Prishtina, Kosova, qeveria jonë është e gatshme, duam dialog parimor, simetrik, të bazuar në vlera evropiane”, tha ai.