Rama paralajmëron sërish fjalën e tij në KiE për Kosovën: Bota kthehet përmbys ku viktima bëhet fajtor
Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e nesërme, një fjalim të në Këshillin e Evropës në Strasburg.
Fjalimi i kryeministrit Rama pritet të mbahet rreth orës 15:30.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka paralajmëruar se do të flas edhe për Kosovën në këtë fjalim, pa dhënë detaje më shumë.
"Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… Nesër fjala ime në Këshillin e Evropës", ka shkruar Rama.