Rama njofton për gjobat pasi u shemb rruga: 30 mijë euro kompanisë, 3 mijë euro përfaqësuesit ligjor - NACIONALE

Rama njofton për gjobat pasi u shemb rruga: 30 mijë euro kompanisë, 3 mijë euro përfaqësuesit ligjor

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetaru i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se kanë iniciuar padi për t’u gjobitur investitori dhe përfaqësuesi ligjor, për rastin e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Rama ka njoftuar se kanë kërkuar nga Gjykata, që të shqiptojë 30 mijë euro gjobë për kompaninë dhe 3 mijë euro për përfaqësuesin ligjor.

Rama gjithashtu ka kërkuar nga Oda e Inxhinerëve të Kosovës t’ua tërheq licencat inxhinerëve mbikqyrës, meqë nuk janë preznatuar vendimet e tyre.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës,prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme