Rama: Në Morinë dhe Vermicë, korsi të dedikuar për kalimin e lehtësuar të kufirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në “Facebook”, ka ndarë me qytetarët, zbatimin e regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit, në hapësirë prej 30km nga të dyja anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama shkruan edhe se në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.
E plotë:
Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndësa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit








