Rama: Ndihma e qeverisë gjermane për kompaninë “Pastrimi” dështoi, ministri Murati marrëveshjen nuk e nënshkroi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ndihma e qeverisë gjermanë për kompaninë “Pastrimi” ka dështuar.
Ai ka bërë me dije se ky projekt ka dështuar për fajin e Qeverisë Kurti.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se marrëveshja e financimit ka dështuar pasi ministri në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nuk e ka nënshkruar.
“Atë që po e them tash e sa kohë, sot fatkeqesisht po e konfirmojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. KfË ka njoftuar se granti për “Pastrimin” dështoi sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Financimit. Kaq! E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente. Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan. Është e rëndë dhe e turpshme që para partnerëve tanë ndërkombëtarë duhet të shpjegojmë pse një projekt kaq i rëndësishëm për qytetarët tanë po dështon për shkak të Qeverisë sonë. Por qytetarët nuk mund t’i lëmë të paguajnë çmimin e këtyre bllokadave”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Prandaj kemi marrë vendim që të krijojmë Ndërmarrjen Komunale të Pastrimit! Do t’i përdorim krejt kompetencat që i kemi si Kryeqytet për ta zgjidhur këtë problem vetë. Pa pritur pafund. Situata me mbeturinat është e rëndë dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë zgjidhje. Dhe zgjidhje do të bëjmë. Menjëherë. Me urgjencë, në seancën e radhës të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.