Rama ndan foto me liderët e Ballkanit Perëndimor para darkës së punës
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për një Samit që ka bërë bashkë përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografi para darkës së punës mes drejtuesve.
"Shkup - Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE", ka shkruar Rama në Facebook.