Rama: Ndalimi i punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", për qëllime politike - NACIONALE

Rama: Ndalimi i punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", për qëllime politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” është i paligjshëm.

“Arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Sipas Ramës, ky veprim është ndërhyrje e qëllimshme, e cila cenon të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor.

“Për herë të dytë, Qeveria Qendrore ka ndërprerë punimet në një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve. Arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara dhe joligjore nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike,” tha Rama.

Lajme të ngjashme