Rama mbështet nismën e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal: Keqpërdoruesit e parasë publike duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë - NACIONALE

Rama mbështet nismën e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal: Keqpërdoruesit e parasë publike duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar nismës legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për ndryshimin e Kodit Penal, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë dhe qytetarisë aktive.

Rama bëri thirrje për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, duke theksuar se personat që keqpërdorin fondet publike duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë.

“Demokracia po fillon me qytetari aktiv. Kërkohet përgjegjësi nga institucionet, politikanët dhe çdo qytetar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet në fuqi”, tha Rama.

Ai theksoi se mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses e cenon shtetin dhe tha se për këtë arsye e ka nënshkruar peticionin e IKD-së.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës, duke shprehur pritjen që së shpejti të mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime, në mënyrë që iniciativa të procedohet më tej.

Lajme të ngjashme