Rama ia dhuron "Çelësin e Prishtinës" Tony Blairit - NACIONALE

Rama ia dhuron "Çelësin e Prishtinës" Tony Blairit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gjatë këtij takimi, Rama ia ka dhuruar çelësin e Prishtinës, Tony Blairit.

Kujtojmë se Blair po qëndron në Kosovë në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës mbajti një fjalim, ku tha:

"Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është nder i jashtëzakonshëm. Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre.

Fjalimi i Blairit.

Lajme të ngjashme