Tony Blair na do në Bashkimin Evropian: Këta të rinj, kjo Kosovë kaq e bukur e ka vendin aty - NACIONALE

Tony Blair na do në Bashkimin Evropian: Këta të rinj, kjo Kosovë kaq e bukur e ka vendin aty

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një fjalim emocionues pati ish-kryeministri britanik Tony Blair në seancën solemne për nder të vizitës që ai po bën në Kosovë.

Veç tjerash, ai tha se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian. Përmendi të rinjtë kosovarë dhe aftësitë e tyre në art, kulturë dhe teknologji.

Me krenari tha se si ish-kryeministër ishte fuqishëm për ndërhyrjen në Kosovë sepse siç tha ai, ‘liria është vlera në të cilën beson edhe populli britanik”.

“Si mund ta linim Kosovën të brutalizohej, t’i vidhej e ardhmja. Kjo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën dhe kosovarët, por edhe me vendin tim që beson në liri.

E di që Kosova ende përballet me sfida.

Ka ende vende që nuk e njohin Kosovën që shpresoj se në të ardhmen duhet ta bëjnë.

Për të rinjtë e Kosovës, shumë prej tyre që ishin lindur më 1999 dhe disa prej tyre që mbajnë emrin tim, më duhet ta them krenarisht, për ta, duhet të jepet mundësia që e meritojnë.

Këta njerëz do ta definojnë të ardhmen e Kosovës.

E di që ka vend për shpresë. Për këta të rinj në Kosovë, grupe të talentuara që kanë ambicie dhe mundësi.

Bota po ndryshon shumë shpejt. Revolucioni teknologjik është mbi ne.

Le ta imagjinojmë këtë të ardhme për një moment. Të ardhmen e Kosovës brenda Bashkimit Evropian dhe të njohur nga të gjitha shtetet.

Me këta të rinj brenda Kosovës se si do të kontribuonin ne zhvillimin teknologjik e po ashtu në art dhe kulturë.

Kjo nuk është një ëndërr.

Kjo është pse kemi shtrirë dorën tonë para 25 vitesh. Jo vetëm për të qenë të lirë por sepse të qenit i lirë, hap shpirtin.

Ne i dhamë fund një ankthi atëkohë, por mund ta ndërtojmë ëndrrën sot.

Kjo do të ishte dhurata më e madhe për ta bërë detyrën ndaj atdheut tuaj sot.

Për vendin, për njerëzit e saj dhe për këtë vend kaq të bukur, siç është Kosova”, tha ai.

Tony Blair fuqishëm në Kuvend: Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë

Ish- kryeministri britanik Tony Blair, tha si më poshtë në fjalën e tij, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës:

"Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është nder i jashtëzakonshëm. Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish.

Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre.

Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte.

Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyres time, që kërkonin ndihmë.

Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë.

Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në vecanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton.

Vendosmëria juaj simbolozon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë.

Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Për Kosovën e lirë, jo vetëm në sensin kushtetues, por për një Kosovë të lirë, për të rinjtë e saj që të jenë të lumtur në këtë shtëpi, shtëpinë e tyre.

Aksioni gjithmonë është një hap më i rëndë se jo aksioni.

Por, përkushtimet tona ishin të qarta"

Lajme të ngjashme