Rama i uron fitoren kryetarit të ri të Himarës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryetarin e ri të Himarës pas fitores në zgjedhjet e ditës së djeshme.
Rama ka thënë se kryetari i ri, Vangjel Tavo do të punojë që Himara e vitit 2030 të jetë një prej destinacioneve turistike më të kërkuara të Mesdheut.
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë” – ka shkruar Rama.