Rama i thur elozhe Vuçiqit në Beograd: Me marrëveshjen për dokumente, tregoi që zgjidhja është paqja - NACIONALE

Rama i thur elozhe Vuçiqit në Beograd: Me marrëveshjen për dokumente, tregoi që zgjidhja është paqja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd.

Rama ka falënderuar presidentin e Serbisë, Vuçiq, për arritjen e marrëveshjes për dokumente me Kosovën.

“Edhe zgjidhja e lëvizjes me karta idenitetit është zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dje ia kam thënë një gazetareje serbe që nuk do të ishte nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova edhe vendet e tjera do të ishin në Ballkanin e Hapur. Për këtë dua edhe publikisht t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë, që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë edhe një sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja”, deklaroi Edi Rama, transmeton Nacionale.

“Dje mund të ishte tjetër ditë ku mediat tona dhe të Evropës, të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodhë në kufirin Kosovë-Serbi. Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjidhja e Ballkanit të Hapur”, theksoi Edi Rama.

Lajme të ngjashme