Rama i mohon akuzat: Nuk kam blerë asamblistë
Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka folur rreth akuzave për blerje të asamblistëve.
Duke folur te emisioni i gazetarit Fidan Jupolli, Rama i ka mohuar këto akuza.
Ai ka qenë i qartë, duke thënë se nuk ka blerë asamblistë.
“Nuk kam blerë asamblistë. Të gjithë asamblistët që janë aty, janë të zgjedhur nga qytetarët. Kur ju e prezantoni dokumentin, përse e ndalni atë proces, për çfarë arsye e ndalni”, ka thënë Rama duke folur për bllokimin e Planit Zhvillimor të kryeqytetit… Egot naive që duan të ndalojnë zhvillimin e qytetit, opozitarizmin e shohin si element bllokues. Kjo është logjikë e prapambetur, e të ashtuquajturve politikanë që në emër të opozitarizmit e bllokojnë zhvillimin e kryeqytetit. Nuk e kuptojnë çka është opozitarizmi”, ka akuzuar Rama.