Rama i kundërpërgjigjet VV-së: Udhëzojeni tash kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë - NACIONALE

Rama i kundërpërgjigjet VV-së: Udhëzojeni tash kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur, Lëvizjës Vetëvendosje, pasi që asambleistet e partie në Prishtinë, dërguna kallxim penal ndaj tij në Prokurorinë Speciale.

Rama ironizoi duke thënë se po i vjenë mirë që VV që po i drejtohen Prokurorisë, ndërsa shtoi, që tash të udhëzojen edhe kryeminstrit që t’i përgjigjet Prokurorisë Speciale pasi që ka dy vite që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim.

Ai tutje ka shtuar se dyert e kryeqytetit kanë qenë të hapura për organet e drejtësisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se pas vendimit të Prokurorisë do t’i ndermarrin të gjitha veprimet nëse rezulton se dikush ka shkelur ligjin.

"Mirëmëngjesi. E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim. E dyta, dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë. Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, padiskutim. Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj KUJDO që rezulton se ka shkelur ligjin!"

GJithashtu për rastin ka reagur edhe Komuna të cilët u shprehen të gatshëm të bahskpunojnë me Prokurorinë në çdo moment.

Lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj Shefit të Kabinetit, Florent Maliqi, presim trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë.

"Lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj Shefit të Kabinetit, Florent Maliqi, presim trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë. Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë. Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin".

Lajme të ngjashme