Rama flet për universitetet shqiptare: Studentët s’duhet të shkojnë jashtë për një diplomë prestigjioze
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të propozojë që diplomat e universiteteve shqiptare të jenë të barasvlershme me ato të universiteteve evropiane.
“Bota universitare evropiane, te domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve evropiane të BE, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë. Çka do t’i jepte hov të konsiderueshëm procesit të ndërkombëtarizimit me universitetet tona, duke mundësuar krijimin e singjireve me universitetet evropiane dhe praktikisht duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë, që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri, që të mos kenë nevojë të largohen për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë, Gjermani, apo Holandë, por ta gjejnë në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet vendas, të kenë programin dhe pastaj në fund, diplomën e barasvlershme të një universiteti në Spanjë, Gjermani apo Holandë.”, theksoi Rama.
Rama deklaroi se ky vendim është i rëndesishëm që të shtyhet përpara, pasi që vendi nuk mund të pres anëtarësimin në BE që diplomat universitare të Shqipërisë të kenë vlerën e njëjte më ato të vendeve anëtarë të BE-së.
“Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim, sepse dimensioni akademik dhe arsimor nuk mund të presë anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Nëse kjo do të kthehet në një politikë të re të BE do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ato familje që investojnë shumë për të shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit, për të gjithë ata që i përkasin botës akademike këtu në vend, dhe nuk diskutohet për përfituesit e drejtpërdrejtë, studentët”, tha kryeministri Rama.