Edi Rama publikon fotografinë e ditës nga Brukseli
Edhe zyrtarisht Shqipëria ka nisur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi ulur në shkallët e ambienteve të zyrave kryesore të BE-së.
Rama këtë foto e ka vlerësuar si ‘fotografia e ditës’.
Kujtojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE.
